Bota
Alarmojnë policinë! Arratisen si nëpër filma çifti shqiptar nga burgu në vendin fqinj

Një çift shqiptarësh ka “ngritur në këmbë” policinë në Pesaro, pasi, teksa i kishin mbetur vetëm pak ditë nga vuajtja e dënimit janë arratisur.
Ata janë arratisur nga një fermë në të cilën autoritetet italiane i kishin detyruar për të punuar pasi ishin në gjysmë lirie për shkak të sjelljes së mirë dhe nuk e vuanin dënimin vetëm në qeli.
Emilian Bici 43 vjeç dhe Ermelinda Spahiu 38 vjeç nuk u paraqitën në burg pasditen e së martës, kur ishte edhe orari në të cilin duhet të ktheheshin nga puna në fermë me autobusin që i kthente çdo ditë në burgun e Pesaros.
Mediat italiane raportojnë se çifti u arrestua pas një tentative vrasjeje të ndodhur në janar 2018 në Punta Marina, kur gjatë një sulmi të përgjakshëm ku mori pjesë edhe një person i tretë i arrestuar, një 57-vjeçar u godit me thikë pranë një lokali dhe më pas autorët u larguan nga vendi i ngjarjes duke e lënë të vdekur.






















