Connect with us

Kosovë

Aksion i Policisë në veri, sekuestrohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave

Publikuar

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot aksion në veri të vendit, ku si rezultat i disa kontrolleve janë konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave. Bastisjet janë kryer në fshatin Uglarë të Zubin Potokut, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili njoftoi se nuk ka të arrestuar gjatë këtij aksioni.

“Bastisje ka pasur në fshatin Uglarë në Zubin Potok. Policia ka sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave. Nuk ka persona të arrestuar”, ka thënë Elshani.

/GazetaSinjali/

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK