Connect with us

Lajme

Aksident te rruga ‘C’, lëndohet rëndë një këmbësore

Publikuar

Një aksident ka ndodhur sonte në rrugën ‘C’, ku si pasojë një këmbësore ka marrë lëndime të rënda trupore Këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret…

Një aksident ka ndodhur sonte në rrugën ‘C’, ku si pasojë një këmbësore ka marrë lëndime të rënda trupore

Këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësti i trafikut.

Kështu konfirmoi për Gazetën Insajderi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 19:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një automjet.  Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti

NA NDIQ NË FACEBOOK