Connect with us

Lajme

Aksident mes tri veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona

Publikuar

Tre persona janë lënduar në magjistralen Prishtinë-Pejë, si pasojë e një aksidenti mes tri veturave mbrëmjen e së dielës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi e ka konfirmuar një…

Tre persona janë lënduar në magjistralen Prishtinë-Pejë, si pasojë e një aksidenti mes tri veturave mbrëmjen e së dielës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi e ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Pak para orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (Gjurgjicë). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime”, ka deklaruar Krasniqi.

Njësia policore po merret me aksidentin.

NA NDIQ NË FACEBOOK