Connect with us

Lajme

Aksident me vdekje, makina përplaset me motorin

Publikuar

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë. Sipas raportimeve të para në aksident është përfshirë një automjet dhe një motor. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Çukë-Fanar.

Njoftimi

Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Çukë-Fanar, një automjet tip “Hyundai” me drejtues shtetasin Th. K., 51 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikur, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e drejtuesit të motomjetit si dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NA NDIQ NË FACEBOOK