Bota
A mendoni se aktualisht ka sinjale se Bashkimi Evropian po përgatit sanksione kundër Serbisë?

Ajo që do të prekte më rëndë Serbinë është ndërprerja e aksesit në fondet evropiane. Në këtë drejtim, Vuçiq sigurisht që do të mundohet të balancojë, ndonëse ajo hapësirë është ngushtuar ndjeshëm. Serbia po i afrohet zgjedhjeve dhe nuk besoj se do të ndodhë ndonjë gjë e rëndësishme deri më 17 dhjetor. Duke pasur parasysh ndryshimin e rëndësishëm të klimës sociale në Serbi, qeveria aktuale është e fokusuar në ruajtjen e pushtetit dhe përdorimin e të gjitha mjeteve në dispozicion për të penguar opozitën. Në këtë kontekst, media luan një rol vendimtar.
BE-ja sigurisht që po mendon dhe planifikon se si t’i qaset Serbisë dhe si të përdorë incidentin e Banjskës si pretekst për një angazhim më aktiv në Ballkan. Kjo ka të ngjarë të përfshijë rivlerësimin e procesit të pranimit të Serbisë. Është e rëndësishme të merren parasysh deklaratat e zyrtarëve evropianë, rezoluta e Parlamentit Evropian dhe të gjithë këta tregues sugjerojnë se BE-ja është e vetëdijshme për mangësitë e saj. Për këtë flet edhe fakti që zgjerimi i BE-së është bërë prioritet kryesor në të gjitha forumet dhe konferencat e BE-së. Mund të shpresojmë vetëm se BE-ja do të jetë më efektive se më parë.
















