Connect with us

Kosovë

A ka dyshime për inskenim të vrasjes së Liridona Murselit? Deklarohet avokati Besnik Berisha

Publikuar

Avokati Besnik Berisha në T7 ka komentuar mbi vrasjen e Liridona Murselit në një rast që dyshohet se filloi si plaçkitje e përfundoi me shkrepje armësh, fatale kjo për tashmë të ndjerën.

Ai ka thënë se për këtë rast, dyshohet se e ndjera është ekzekutuar në kokë, por sipas tij, ka pista të ndryshme të hetimit për rastin.

“E para tek ajo vrasja që të mos i hyjmë në hak, dyshohet që kjo zonja e ndjerë është ekzekutuar në kokë, po ashtu ka një informacion që ajo të ketë poseduar një shtetësi të huaj dhe biznes jashtë shtetit dhe edhe kjo për momentin është një nga pistat e hetimit.”, tha Berisha.

Më tutje, ai është shprehur se çfarë mund të përjashtohet është inskenimi i vrasjes.

“Çka po mund të përjashtohet, ose që së paku ka besueshmëri më të vogël është inskenimi i vrasjes. Po flasim deri më tani, 24 orë kanë kaluar tani, inskenimi i vrasjes është në kufijtë e minimales për të mos thënë inekzistent, për shkak të provave të deritanishme.”, tha Berisha.

Sipas tij, grabitjet mund të kenë karakter alibie dhe çështjet e biznesit janë një nga pistat e hetimeve.

NA NDIQ NË FACEBOOK