Connect with us

Lajme

“300 dollarë për një vrasje”/ Nuk do ta besoni, por në këtë shtet jeta vlen shumë pak

Publikuar

Gazetari Eni Ferhat tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se nga informacionet që ka polica në Ekuador mund të gjesh personazhe nga çdo krahinë e Shqipërisë.

Ai tregoi se shqiptarët e zhvendosur atje kanë krijuar familje dhe rrjetin e tyre dhe çdo shqiptar që tenton të bëhet pjesë e rrjetit ekzekutohet.

“Në portin e Durrësit çdo kontejner që vjen nga Amerika Latine cilësohet me risk të lartë dhe kontrollohet. Nga informacionet që ka polica në Ekuador mund të gjesh personazhe nga çdo krahinë e Shqipërisë, gjen nga Elbasani, Dibra që janë rezidentë atje.

closevolume_off
Janë zhvendosur atje, kanë krijuar familje kryesisht me gra vendase. Niveli i jetesës atje është shumë i ulët dhe një vrasje me pagesë kushton 300-500 dollarë”, tha gazetari.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK