Bota
Zyrtari izraelit thotë se do të luftojë vendosjen e Starlink në Gaza

Ministri i Komunikimeve thotë se Izraeli do të “përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të luftuar” përdorimin e Starlink të Elon Musk për të mbështetur lidhjen për grupet e ndihmës në Gaza.
Duke postuar në X, Shlomo Khari tha nëse interneti satelitor Starlink vendoset, “Hamasi do ta përdorë atë për aktivitete terroriste”.
“Nuk ka dyshim për këtë, ne e dimë dhe Musk e di atë”, shkroi ai. “Ndoshta Musk do të ishte i gatshëm ta kushtëzonte atë me lirimin e foshnjave, djemve, vajzave, të moshuarve tanë të rrëmbyer.”
Musk bëri ofertën për të përdorur Starlink në Gaza më herët gjatë ditës së sotme, megjithëse detaje të mëtejshme ende nuk janë zbuluar./Marrë nga AlJazeera – Përktheu: Zyrtare.net/






















