Sport
VIDEO/ Tifozët serb të sëmurë me “Kosova është Serbi”, por hungarezët i surprizojnë me vërshëllima

Serbia është mysafire e Hungarisë ku po luajnë një ndeshje të vlefshme për Grupin G të kualifikuesve të Europianit. Pjesa e parë u mbyll me fitoren 2-1 të Hungarisë. Tifozët serbë vazhdojnë të shfaqur nacionalizmin e tyre të sëmurë edhe në “Pushkak Arena” të Budapestit.
Serbët vazhdojnë t’i bijnë “fyellit në një vrimë”, me thirrjet e tyre “Kosova është Serbi”. Këtë gjë ata e kanë shpalosur edhe para ndeshjes së mbrëmjes së sotme në Hungari. Por sipas asaj që raporton “kurir.rs” serbët kanë mbetur të surprizuar nga tifozët hungarezë, që jo vetëm nuk i kanë mbështetur thirrjet e tyre për Kosovën, por i kanë vërshëllyer duke i mposhtur koret e tyre.
Ja çfarë raporton portali serb:
“Tifozët brohoritën me të madhe se ‘Kosova është zemra e Serbisë” por këtë nuk e prisnin ata!
Futbollistët serbë janë pritur me vërshëllima në “Pushkash Arena”, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me tifozët serbë teksa thërrisnin “Kosova është Serbi. Tifozët hungarezë e pranuan këtë këngë me indinjatë”.
(VIDEO)





















