Bota
VIDEO/ Shpërthen biçikleta elektrike brenda hotelit, plagoset turisti francez

Një turist francez është plagosur gjatë shpërthimit të një biçiklete elektrike në një hotel në Australi.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se turisti francez i shoqëruar nga një tjetër persona ka qenë vetëm pak metra larg shpërthimit, ku nëse do të arrinte më shpejtë mund të kishte ndodhur një tragjedi.
Një bateri e dëmtuar e biçikletës elektronike e lënë në ngarkim dyshohet se ka shkaktuar incidentin. Turisti pësoi djegie të lehta dhe 70 persona u evakuuan nga ndërtesa.
Shpërthimi shkaktoi frikë në hotel, por për fat të mirë nuk pati rrezik për jetë njerëzish.






















