Connect with us

Shqipëri

VIDEO/ Rama takohet me përfaqësuesit e lartë të BE në Spanjë

Publikuar

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të enjte në Spanjë një takim me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, të Holandës Mark Rutte dhe me presidentin francez Emanuel Macron.

Liderët po marrin pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian në Granada. Në mesin e temave të diskutimit në këtë samit janë edhe tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë. Të pranishëm në samit janë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Vjosa Osmani refuzoi kërkesën e ndërkombëtarëve për t’u ulur në një tryezë me Aleksandër Vuçiç duke thënë se e gjitha kjo nuk do të ndodh nëse nuk ka sanksione ndaj Serbisë për sulmin e ndodhur pak ditë më parë në veri të Kosovës./abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK