Connect with us

Shqipëri

VIDEO/ Aksident në aksin Thumanë-Milot, dy të plagosur rëndë transportohen në Tiranë

Publikuar

Dy persona janë dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, nga një aksident i ndodhur në aksin rrugor Thumanë-Milot, në vendin e quajtur Fushë Milot.

Një kamionçinë ka goditur dy kalimtarët, ndërsa janë dërguar me urgjencë nga autoambulancat e Laçit në drejtim të Sitalit të Traumës në gjendje të rëndë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK