Connect with us

Lajme

Vazhdon bojkoti ndaj policisë, nuk votohet rezoluta për ta në mungesë të kuorumit

Publikuar

Rezoluta për Policinë e Kosovës sërish nuk është vënë në votim në Kuvendin e Kosovës. Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së kuorumit. Kjo rezolutë është inicuar nga Partia…

Rezoluta për Policinë e Kosovës sërish nuk është vënë në votim në Kuvendin e Kosovës.

Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së kuorumit.

Kjo rezolutë është inicuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

PDK-ja kërkoi që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit, raporton Insajderi.

Kjo seancë është bojkotuar përsëri nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje. Hërën e fundit partia në pushtet deklaroi se opozitës i intereson vetëm pushteti dhe jo mbrojtja e interesit të qytetarëve ndërsa theksuan se nuk është edhe aq keq gjendja në Policinë e Kosovës.

Ndërkohë sot Vetëvendosje ftoi konferencë për media përderisa po mbahet seanca për mbështetjen financiare të policisë.

Armend Muja i VV-së fliste për keqpërdorime në ujësjellsit rajonal, atë të Pejës dhe Prizrenit. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK