Bota
Urdhri i evakuimit të Izraelit për Gazën një ‘dënim me vdekje’ për pacientët

Urdhri i evakuimit të Izraelit për Gazën përbën një “dënim me vdekje” për pacientët e pambrojtur në spital, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“I lutemi Izraelit që të anulojë këtë vendim. Lëvizja e pacientëve do të vinte në rrezik të menjëhershëm jetën e tyre, si dhe jetën e punonjësve shëndetësorë, “tha shefi i OBSH-së Tedros Ghebreyesus në X.
Ai u lut për “zhbërjen e menjëhershme” të “urdhrit të evakuimit të Gazës për të mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe për të zvogëluar vuajtjet”.
“Për shkak të sulmeve ajrore të vazhdueshme dhe kufijve të mbyllur, civilët nuk kanë vend të sigurt për të shkuar. Ne apelojmë për ngritjen urgjente të një korridori humanitar për dërgimin e ndihmave të sigurta.”





















