Connect with us

SKENA

U kap me kanabis në shtëpi, ky është vendimi i gjykatës për Encën

Publikuar

Gjykata ka lënë në fuqi masën “detyrim paraqitje” për këngëtaren Ruensa Haxhiaj, e njohur si Enca,

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të këngëtares, që kishte mbjellë disa bimë kanabisi në ballkonin e vilës ku jetonte.

Por, Gjykata nuk pranoi ankimin e Prokurorisë për caktimin e masës të “arrestit në burg”, pasi Prokuroria hoqi dorë nga akimi.

Ndërsa kërkesa e Encës për ta vlerësuar të paligjshëm arrestimin e saj është rrëzuar, pasi ankimi është ushtruar jashtë afatit ligjor.

Enca u arrestua në 12 shtator për kultivim kanabis në banesën e saj. Ajo kishte mbjellë disa bimë kanabis në vazo, të cilat i kishte vendosur në ballkonin e shtëpisë. /tch

NA NDIQ NË FACEBOOK