Bota
Trageti përfshihet nga flakët në mes të detit, roja bregdetare italiane i shpëton të gjithë

Roja bregdetare italiane arriti të evakuojë në kohë 177 persona, 27 prej të cilëve anëtarët e ekuipazhit të një trageti, i cili u përfshi nga flakët në orët e vona të mbrëmjes së të premtes.
Anija ishte nisur nga Lampeduza dhe kishte si destinacion Porto Empedocle, kur u përfshi nga flakët. Brenda saj ishin dhe 83 emigrantë të paligjshëm që po transferoheshin.
Të gjithë pasagjerët u shpëtuan në kohë dhe pa lëndime falë ndërhyrjes së anijes ushtarake, ‘Diciotti’.
Gjatë operacionit, rojet bregdetare u përpoqën që të mbajnë në kontroll edhe flakët, të cilat nisën nga dhoma e motorit./a2cnn/





















