Connect with us

Lajme

Të paktën 21 të vdekur nga zjarri në një minierë në Kazakistan

Publikuar

Të paktën 21 persona kanë vdekur nga zjarri në një minierë në Kazakistan, në pronësi të gjigantit të çelikut “ArcelorMittal”. Zjarri erdhi në të njëjtën ditë kur presidenti i Kazakistanit,…

Të paktën 21 persona kanë vdekur nga zjarri në një minierë në Kazakistan, në pronësi të gjigantit të çelikut “ArcelorMittal”.

Zjarri erdhi në të njëjtën ditë kur presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, urdhëroi ndalimin e investimeve në kompani.

23 të tjerë nga 252 personat që punonin në minierën Kostenko po kërkohen, raportoi BBC.

Presidenti Tokayev ka distancuar kabinetin e tij nga kompania.

Ky është incidenti i dytë fatal në dy muajt e fundit në një kantier të operuar nga “ArcelorMittal” në Kazakistan. Në gusht, katër minatorë vdiqën pasi një zjarr shpërtheu në minierën e Karagandës.

Dhe në nëntor 2022, pesë persona vdiqën dhe katër të tjerë u shtruan në spital pas një rrjedhje gazi metani në një minierë në të njëjtën zonë.

NA NDIQ NË FACEBOOK