Connect with us

Kosovë

“Takim i vështirë”, Vuçiq deklarohet pas takimit me emisarët amerikano-evropianë – tregon pritshmëritë e tij

Publikuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka takuar pesëshen diplomatike të përbërë nga diplomatë evropianë dhe amerikanë.

Në llogarinë e tij në Facebook, Vuçiq ka thënë se pret takime të rëndësishme në Bruksel në ditët në vijim.

“Takimi i vështirë me pesëshen. Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza. Pres takime të rëndësishme në Bruksel në ditët në vijim”, është shprehur Vuçiq.

Sot gjatë ditës, pesëshja diplomatike ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.