Connect with us

Lajme

Sulmi me armë në SHBA, reagon presidentja Osmani

Publikuar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për vrasjen e mbi 18 personave në sulmin masiv në Maine të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëpërmjet një postimi në…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për vrasjen e mbi 18 personave në sulmin masiv në Maine të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nëpërmjet një postimi në platformën X, Osmani ka thënë se Kosova qëndron me aleatët amerikanë në këtë kohë të vështirë.

Mendimet tona janë me familjet e viktimave të të shtënave masive të tmerrshme në Leëiston, Maine. Zemrat tona janë për banorët e Leëiston dhe ne qëndrojmë me aleatët tanë amerikanë në këtë kohë tragjike”, ka shkruar ajo.

Policia e ka identifikuar sulmuesin si Robert Card (40), si të dyshuar në lidhje me sulmin e të mërkurës.

NA NDIQ NË FACEBOOK