Bota
Spitalet e Gazës rrezikojnë të kthehen në morgje, të plagosurit nuk kanë medikamente dhe as ushqim

Spitalet në Gaza rrezikojnë të kthehen në morgje, pasi po humbasin fuqinë gjatë bombardimeve nga Izraeli, paralajmëron Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Një krizë humanitare po përhapet me shpejtësi në Gaza, ku agjencitë e ndihmave dhe zyrtarët shëndetësorë raportojnë se qindra mijëra janë zhvendosur në mes të mungesës së ushqimit, ujit dhe energjisë elektrike, duke shkaktuar ngarkesë shtesë në objektet mjekësore.
“Ndërsa Gaza humbet energjinë, spitalet humbasin energjinë, duke vënë në rrezik të porsalindurit në inkubatorë dhe pacientët e moshuar me oksigjen,” tha në një deklaratë drejtori rajonal i ICRC për Lindjen e Afërt dhe të Mesme, Fabrizio Carboni.
I vetmi termocentral i Gazës ka ndaluar së punuari pasi ka mbaruar karburanti, tha kreu i autoritetit energjetik të Gazës për CNN të mërkurën. Njerëzit në një territor të vogël mund të përdorin ende gjeneratorët për energji elektrike, por me një bllokadë në të gjitha anët e kufirit, karburanti i nevojshëm për gjeneratorët për të punuar po mbaron, tha zyrtari. Gati 1,200 njerëz janë vrarë në sulmet ajrore në Gaza që nga e shtuna, sipas zyrtarëve palestinezë shëndetësorë. Militantët islamikë po mbajnë deri në 150 pengje në Gaza.
“Si një ndërmjetës neutral, ne jemi të gatshëm të kryejmë vizita humanitare, të lehtësojmë komunikimin midis pengjeve dhe anëtarëve të familjes dhe të lehtësojmë çdo lirim”, tha Carboni.














