Connect with us

Shqipëri

“Shipëria, gati për tregun global të verës”, specialisti: Cilat janë pikat tuja atë forta

Publikuar

BERAT- Për të dytin vit radhazi në qytetin e Berat organizohet festivali i verës. Somelierë të shumtë janë vendosur në bulevardin e qytetit, ndërsa janë 33 kantina që do marrin pjesë nga Shqipëria dhe Kosova, por edhe arbëreshë të ardhur nga Italia.

Kryetari i Jurisë,  Dorrell Jospeh, tregoi për ABC News detaje për këtë festival. Ai tha se e vlerëson cilësinë e verës në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe së fundi po eksploron “talentin” e shqiptarëve në këtë fushë.

“Unë jam i ftuar në festivalin e verës. Do të jem kryetar i jurisë sonte në Berat, ku do të gjykoj  për cilësinë  verës, varietete në cilësinë e ekspertit, por dhe të shkrimtarit. Vlerësoj cilësinë verës në Ballkan, por së fundi po njoh edhe Shqipërinë”, tha ai.

“Gara fokusohet në kualitetin e verës se si ajo është e bërë. Në fakt kur prezantohet, ne e dimë se me çfarë lloj rrushi është bërë. Vera dallon po ashtu dhe nuhatet  kur është e pastër dhe e përgatitur siç duhet”, theksoi ai.

Ai tha se Ballkani ka tregje të vogla të verës, por dhe cilësia është shumë e mirë.

“Ballkani ka treg niche të verës. Pra, çfarë dua të them me këtë. Janë tregje të vogla dhe të specializuara për prodhimin e saj, janë hektarë tokë, të cilat mund të menaxhohen individualisht. Në fakt prodhojnë varietete të ndryshme edhe pse sasitë mund të jenë të vogla, ajo që keni është shumë e bukur”,  tha ai.

I pyetur nëse Shqipëria ka hyrë në tregjet ndërkombëtare për cilësinë e verës, specialisti bëri këtë koment:

“Ende. Shqipëri, nuk ka hyrë në tregjet ndërkombëtarë. Disa vende ju njohin, por ju jeni tani në fazën e rilindjes, çka do të thotë se shumë pak njerëz mund të kenë dëgjuar për ju”, tha ai.

Mes tjerash, shkrimtari tregoi ato specialitete dhe lloje të rrushit, të cilat janë pikat e forta të Shqipërisë.

“Specialitet më të mira tuajat të rrushit, janë sheshi i bardhë dhe sheshi i zi. Janë pikët tuaja më të forta.  Sonte do të jenë 33 garues në festivalin e verës. Juria do të këtë mundësi mesatarisht të provojë nga 60-70 specialitete të verës”, shtoi ai.

 Festivali i verës kulmon mbrëmjen e 13 tetorit dhe do të vijojë deri në datën 15./ n.m.abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK