Connect with us

Lajme

SHBA dërgon aeroplanë luftarakë në Lindjen e Mesme për të shmangur “rrezikun nga sulmet e Iranit”

Publikuar

Avionë shtesë luftarakë të SHBA-së kanë mbërritur në Lindjen e Mesme si pjesë e një plani për të forcuar qëndrimin e mbrojtjes amerikane në rajon, njoftoi të dielën Komanda Ajrore…

Avionë shtesë luftarakë të SHBA-së kanë mbërritur në Lindjen e Mesme si pjesë e një plani për të forcuar qëndrimin e mbrojtjes amerikane në rajon, njoftoi të dielën Komanda Ajrore e SHBA-së.

Vendosja e avionëve shtesë luftarakë të modelit ‘A-10 Warthog’, së bashku me avionë të tjerë luftarakë amerikanë, synon të pengojë çfarëdo lloj agresioni iranian ose zgjerimin e luftimeve përtej kufijve të Izraelit, bëri të ditur më parë një zyrtar amerikan për CNN-in, përcjell Gazeta Insajderi.

“A-10 nga 354 EFS kanë mbërritur në Komandën Qendrore të SHBA AOR (Zona e Përgjegjësisë)”, njoftoi të dielën përmes rrjeteve sociale Komanda Ajrore e SHBA-së.

“Kjo arritje forcon qëndrimin e mbrojtjes së SHBA-së, rrit operacionet ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme dhe siguron aleatët dhe partnerët tanë rajonalë se ne mbetemi të vendosur të mbrojmë lirinë e tyre”, u tha më tej.

Javën e kaluar, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin njoftoi se SHBA-ja do të “shtonte” ekuipazhin luftarak në Lindjen e Mesme nën Komandën Qendrore të SHBA-së.

Përveç modeleve të avionëve luftarakë F-35 dhe F-15, Austin tha gjithashtu se skuadriljet F-16 dhe A-10 në rajon do të shtojnë prezencën. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK