Connect with us

Lajme

“S’desha ta shfajësoj Radojçiqin”- Daçiq u përgënjeshtrua për “borën” në video, tash jep një deklaratë qesharake

Publikuar

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur për sulmin terrorist në Banjskë, përgjegjësinë e së cilit e mori pësipër kryekrimineli Milan Radojiçiq. Para se ta pranonte Radojçiqi që…

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur për sulmin terrorist në Banjskë, përgjegjësinë e së cilit e mori pësipër kryekrimineli Milan Radojiçiq.

Para se ta pranonte Radojçiqi që e ka organizuar sulmin, Daçiq kishte hedhur dyshime rreth vërtetësisë së videos që e publikoi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nga manastiri i Banjskës. Në të shihej edhe Radojçiq.

“Ka pasur edhe borë, që do të thotë se nuk është regjistrim nga ajo ditë”, kishte thënë Daçiq.

Mirëpo, sot ministri i Vuçiqit, kur u pyet për këtë deklaratë, tha se ishte gabim i tij dhe se nuk ka dashur ta shfajësoj Radojiçiqin,

“Dikush më tha që ajo ishte video më e vjetër. Nuk kontrollova. Ishte gabim i imi. Nuk kam dashur që ta shfajësoj Radojçiqin”, tha Daçiq.

NA NDIQ NË FACEBOOK