Bota
Rritet në mbi 5 mijë numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit në Gaza

Në sulmet e Izraelit që vazhdojnë që nga 7 tetori, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 5.087, përfshirë 2.055 fëmijë, 1.119 gra dhe 217 të moshuar
Me 387 të vrarë është rritur në 5.087 numri i të palestinezëve të vrarë dhe në 15.273 numri i të plagosurve në Rripin e Gazës së bllokuar të cilin Izraeli e bombardon prej 17 ditësh, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Ashraf Qudra bëri një deklaratë për media lidhur me numrin e jetëve të humbura dhe të plagosurve në rritje si pasojë e sulmeve të Izraelit në Gaza.
Në një deklaratë nga llogaria Telegram e ministrisë, thuhet se në sulmet e Izraelit që vazhdojnë që nga 7 tetori, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 5.087, përfshirë 2.055 fëmijë, 1.119 gra dhe 217 të moshuar, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 15.273.
Ka shenja djegie të thella që nuk janë parë më herët
“Ekipet e shëndetësisë thanë se në trupat e të plagosurve kanë rastisur shenja djegie të thella dhe shkrirje që nuk janë parë më herët”, thuhet në deklaratën ku organizatave ndërkombëtare u bëhet thirrje të hetojnë se cila armë ka shkaktuar këtë efekt.
Po ashtu bëhet e ditur se nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara ndodhen ende 1.500 persona prej të cilëve 830 janë fëmijë.















