Lajme
“Rezonanca” mohon dhunën në shkollën e tyre: Nuk kemi informacione

Sot është raportuar në media për një përleshje fizike mes disa nxënësve të shkollës së mesme të mjekësisë ‘Rezonanca’, ku si pasojë tre nga ta janë arrestuar. Gazeta Insajderi ka…
Sot është raportuar në media për një përleshje fizike mes disa nxënësve të shkollës së mesme të mjekësisë ‘Rezonanca’, ku si pasojë tre nga ta janë arrestuar.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar shkollën ‘Rezonanca’, por të njëjtit kanë thënë se nuk janë të informuar për këtë rast.
“Nuk kemi informacione se ka ndodhur ndonjë përleshje mes nxënësve të shkollës tonë, nuk kemi informacione se ndonjë nxënës është shtuar në spital për ndonjë përleshje“, thanë nga shkolla.
Sinjali ka raportuar se tre nxënës të kësaj shkolle kanë ushtruar dhunë fizike ndaj moshatarit të tij. I mituri ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
Tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, poashtu janë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë.
Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.


















