Lajme
Qytetari: Dikush më ka çarë me thikë gomat e mjetit, nuk kam konflikte me asnjë

Ditën e sotme pranë redaksisë së JOQ ALBANIA ka mbërritur një mesazh nga një qytetar i cili shprehet se sot kur është zgjuar në orën 6 të mëngjesit për të shkuar në punë, ka parë se makina e tij i është dëmtuar.
Më konkretisht denoncuesi shkruan se dikush i ka çarë dy gomat e mjetit me thikë. Qytetari shkruan se nuk ka konflikte me asnjë person në lagje, ndërsa shton se dhe disa komshinjve të pallatit pranë shkollës 9-vjeçare “Qazim Turdiu” në Tiranë, u ka ndodhur e njëjta gjë.
Ai thotë se nuk di arsyen se përse ky person i paidentifikuar i dëmton makinën atij, por dhe banorëve të tjerë, por kërkon që kushdo qoftë ai të kontaktojë në numrin e telefonit të lënë në makinën që ka dëmtuar, tip Tuaran.
Qytetari:
Pershendetje Joq. Sot ne oren 6 te mgjesit zgjohem per te shkuar ne pune. Dhe shiko se cfare gjej. 2 gomat mi kishin car me thik. I them atit gangsterrit “ bravo te qoft , ai tourani ka nje nr aty ,tme mari ne tel dhe tja nxjerr qumshtin e nones nga goja”. Nuk kam konflikt me asnje ne lagje. Nuk e kuptoj arsyen. Me mir te mari ne tel dhe tme lajmeroj se sa tme caj gomat. Eshte hera e dyt qe ma ben kete gje. Jo vetem mua. Por dhe disa komshinjve tek pallati.


















