Connect with us

Bota

Publikohet momenti i shembjes së kishës meksikane, arrin në dhjetë numri i të vdekurve (VIDEO)

Publikuar

Është publikuar videoja ku shihet momenti kur u shemb çatia e kishës meksikane.

Të paktën 10 persona, përfshirë tre fëmijë, u vanrë kur ndodhi kjo tragjedi.

Shembja ndodhi të dielën pasdite, ndërsa rreth 100 njerëz po merrnin pjesë në një pagëzim në kishën Santa Cruz në Ciudad Madero.

60 persona u lënduan, të paktën dy prej tyre në gjendje të rëndë, dhe dhjetëra u bllokuan nën rrënoja.

Banorët vendas nxituan drejt ndërtesës me lopata dhe kazma në përpjekje për të çliruar të bllokuarit, raporton BBC.

NA NDIQ NË FACEBOOK