Lajme
Publikohen pamjet e 40 shqiptarëve pasi mbërrijnë nga Izraeli në Shqipëri

Mbrëmjen e sotme ka mbërritur në Shqipëri avioni i parë me qytetarë shqiptarë të cilët kanë kërkuar të largohen nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes së luftës. Ministria e Jashtme…
Mbrëmjen e sotme ka mbërritur në Shqipëri avioni i parë me qytetarë shqiptarë të cilët kanë kërkuar të largohen nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes së luftës.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht se nga Izraeli janë kthyer 40 shqiptarë, mes të cilëve edhe shtetas nga Kosova, Maqedonia e Veriut.
Pasagjerët janë pritur nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Sipas Ministrisë, në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv.
























