Connect with us

Lajme

Pse po mbinxehet iPhone 15-shi?

Publikuar

më

Qëkur modeli i fundit i smartfonit doli në shitje në shtator, disa përdorues janë ankuar se pajisjet po nxehen shumë për t’u prekur, raporton BBC.

Apple tha se kishte një gabim gjatë përditësimit të softuerit iOS 17 në telefon.

Por, gjiganti teknologjik gjithashtu pohoi se ndryshimet në aplikacionet e palëve të treta “po bëjnë që ato të mbingarkojnë sistemin”.

Përdoruesit e iPhone kanë pritur që pajisjet e tyre të nxehen gjatë përdorimit fillestar, për shkak të sasisë së fuqisë përpunuese që përdoret, por këto probleme me iPhone 15 kanë qenë më të këqija.

Përdoruesit së fundmi u ankuan në mediet sociale se telefonat e rinj po nxehen si tepër me ‘sasi përvëluese’.

Apple tha se pajisja mund të duket më e nxehtë në ditët e para “pas konfigurimit ose restaurimit të pajisjes për shkak të rritjes së aktivitetit në sfond”.

“Ne kemi identifikuar disa shkaqe që kanë çuar deri tek këto probleme”, tha kompania.

Kjo sipas gjigantit teknologjik përfshin një gabim në softuerin iOS 17, që është versioni më i fundit i softuerit të Apple, dhe është i qasshëm në modelet më të fundit të telefonave.

Apple tha se çështja nuk është një rrezik sigurie apo lëndimi dhe nuk do të ndikojë në performancën afatgjatë të telefonit, duke shtuar gjithashtu se problemi nuk qëndron tek korniza e titanit.

Kompania gjithashtu potencoi se rregullimi i gabimit tek softueri iOS 17 nuk do të zvogëlojë performancën për të adresuar problemet e mbinxehjes së iPhone-it. /Telegrafi/

Maqedoni51 minutes ago

Përmbysje në kulturë: Gjykata Kushtetuese shfuqizon Marrëveshjen Kolektive, pagat duhet të rregullohen deri më 1 prill!

Shqipëri1 hour ago

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Lajme2 hours ago

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s

Maqedoni3 hours ago

Bllokohet rruga Ohër–Shkup te Botuni: Rrëzohet pema, një veturë del nga rruga, lëndohet një person

Shqipëri4 hours ago

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Lajme5 hours ago

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia

Maqedoni6 hours ago

Grabitje me pistoletë në Shkup: 800 mijë denarë në kazino, policia i gjen dy maska

Shqipëri6 hours ago

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Lajme8 hours ago

Mexhiti: Në Spitalin e Tetovës u punësuan 160 shqiptarë, 2 maqedonas, në ministrinë e Ekologjisë 30 shqiptarë, asnjë maqedonas

Lajme8 hours ago

Ali Ahmeti në Bern, në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin

Maqedoni8 hours ago

Detaje rreth përplasjes mes 3 veturave në unazën e Shkupit, ka të lënduar – disa përfundojnë në spital

Shqipëri9 hours ago

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

NA NDIQ NË FACEBOOK