Connect with us

Lajme

Policia ndalon një furgon, po transportonte drunj ilegalisht

Publikuar

Një furgon në fshatin Brod të Shtërpcës që po transportonte drunj ilegalisht nga malet e Shtërpcës është ndaluar sot nga Policia e Kosovës. Policia ka konfiskuar mjetin për dokumentacion të…

Një furgon në fshatin Brod të Shtërpcës që po transportonte drunj ilegalisht nga malet e Shtërpcës është ndaluar sot nga Policia e Kosovës.

Policia ka konfiskuar mjetin për dokumentacion të parregullt.

Policia i ka ftuar qytetarët që nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të njoftojnë menjëherë Policinë.

“Policia Rajonale e Ferizajt, po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilagele të drunjëve .Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, policia do të reagojë menjëherë dhe do të koordinojë aktivitetet me rojet e pyjeve. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

NA NDIQ NË FACEBOOK