Bota
“Pjesë trupi kudo, koka dhe duar njerëzish”/ Dëshmitarët përshkruajnë skenën tragjike në spitalin e Gazës

Dy dëshmitarë të shpërthimit vdekjeprurës në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza përshkruan skenën pas shpërthimit, për të cilin Ministria Palestineze e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi ka thënë se vrau qindra njerëz, raporton CNN.
Një mjek, i cili po punonte tha se ishte brenda spitalit në atë kohë, përshkroi se kishte parë “shumë trupa të copëtuar” pas shpërthimit, duke përfshirë një fëmijë që i ishte prerë koka. Mjeku, Ghassan Abu-Sitteh, tha se ai besonte se numri i përgjithshëm i vdekjeve “do të vazhdojë të rritet”.
Një tjetër dëshmitar, Adnan, i tha se shkatërrimi që pasoi shpërthimin ishte “përtej normales”.
Zyrtarët e Gazës fajësuan Izraelin pë sulmin vdekjeprurës,ku humbën jetën rreth 500 persona ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se ishte rezultat i një lëshimi të dështuar të raketës nga Xhihadi Islamik. Ky grup mohoi pohimin izraelit. Ndërkohë qeveria amerikane aktualisht beson se Izraeli “nuk është përgjegjës” për shpërthimin, sipas Këshillit të Sigurisë Kombëtare.






















