Shqipëri
Përmet/ Plagosi dhe lidhi shqiponjën në portë, arrestohet autori 34-vjeçar

Policia ka identifikuar dhe arrestuar personin i cili në fshatin Buhal të Përmetit, kishte plagosur dhe lidhur një shqiponjë në një portë, me qëllim balsamosjen.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 35-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 sorkadhe të cilat ky shtetas ka deklaruar se i ka vrarë me armë gjahu, dy ditë më parë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al




















