Connect with us

Sport

Përgjaket ndeshja në Francë, ja çfarë ndodhi me tifozët (Video)

Publikuar

Një incident i pakëndshëm ka ndodhur ku autobusi i ekipit të Lyonit u qëllua me gurë teksa afrohej në Stade Velodrome përpara ndeshjes me Marseille në Ligue 1. Trajneri i mysafirëve të Lyon, Fabio Grosso (Kampion bote me Italinë) nuk ishte i mirëpritur, me teknikun italian që ka marrë dëmtime.

Sipas një gazetari të AFP-së në stadium, një dritare ishte thyer plotësisht dhe një tjetër është krisur. Pamjet e Prime Video treguan Grosson me një fytyrë të përgjakur, më pas me një fashë në kokë teksa dilte nga dhoma ku mori mjekimet e duhura.

Ndeshja mes të dy skuadrave është planifikuar të luhet në orën 21.00, në një stadium të tejmbushur me tifozë.

NA NDIQ NË FACEBOOK