Shqipëri
“Pandemia e çimkave”/ Zoologia: Mund t’i marrësh kudo, në tren, në avion, prej materialit të rrobave

Urgjenca e insekteve po zgjerohet në Europë, nga Parisi në Londër dhe në Milano. Paraziti sa një kokërr shalqiri, po përhapet duke lënë pickime, flluska dhe duke u riprodhuar me shpejtësi ka mbërritur edhe në Itali.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, zoologia-ekologia, Blerina Vrenozi ka folur lidhur me këtë fenomen shqetësues, i cili po konsiderohet dhe si ‘pandemia e çimkave’. Ajo ka theksuar se çimkat përhapen përmes transmetimin në materialet e rrobave si në vendet ku ne ulemi në tren, avion dhe kudo.
Sipas Vrenozit, çimkat femër për një vit janë në gjendje të shtojnë deri në 300 vezë.
“Çimkat ose insektet që gjenden në ambientet ku ne jetojmë, kane qene gjithmonë aty dhe nuk janë evidentuar më parë nga ne. Ndërsa, në rastet kur ke një event shumë të madh, si në rastin e Francës ku ka pasur një ndeshje rugby, aty ka pasur shumë udhëtarë që kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të botës dhe i kanë sjellë aty dhe i kanë pasur këto morrat e fshatit që themi ne në gjuhën shqipe.
Janë shumë gjëra se përveç se procesi i shfaqjes së tyre përmes transportit dhe nëpërmjet udhëtarëve që ti mund t’i marrësh kudo në një tren, në avion, prej materialit të rrobave mund t’i marrësh se ato janë të infektuara me vezë dhe ti e merr dhe mund ta transmetosh këtë. Një femër adulte mund të shtojë deri në 300 vezë gjatë gjithë jetës së saj”, u shpreh ajo./abcnews.al


















