Lajme
Osmani reagon për sulmin në Turqi: Solidaritet i plotë me Erdoganin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit terrorist në Ankara të Turqisë, ku pas intervenimit të autoriteteve të sigurisë humbën jetën dy sulmuesit. Osmani tha se qëndrojnë me…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit terrorist në Ankara të Turqisë, ku pas intervenimit të autoriteteve të sigurisë humbën jetën dy sulmuesit.
Osmani tha se qëndrojnë me Turqinë, ndërsa policëve të plagosur u ka uruar shërim të shpejtë.
“Solidariteti ynë i plotë për Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe popullin rezistent të Turqisë pas sulmit frikacak terrorist të sotëm në Ankara. Shpresojmë në shërim të shpejtë të policëve të plagosur”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.
Our full solidarity to President @RTErdogan and the resilient people of Türkiye following today’s cowardly terrorist attack in Ankara.
We hope for the swift recovery of the injured police officers. 🇽🇰🇹🇷
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 1, 2023



















