Connect with us

Lajme

Një këmbësore e lënduar, policia jep detaje për aksidentin në rrugën Prishtinë –Gjilan

Publikuar

Në rrugën Prishtinë –Gjilan sot ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një këmbësore dhe dy automjete. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Gazetën…

Në rrugën Prishtinë –Gjilan sot ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një këmbësore dhe dy automjete.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Gazetën Insajderi se këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Rreth orës 17:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.