Sport
Një gol më shumë se Mbappe, Haaland fiton çmimin “Gerd Muller”
Në Paris po zhvillohet Ceremonia e Topit të Artë teksa kanë nisur të ndahen çmimet. Nuk mund të mungonte një trofe për Erling Haaland. Ylli i Manchester Cityt është vlerësuar me çmimin “Gerd Muller” që i akordohet lojtarit me më shumë gola përgjatë një sezoni.
Në sezonin e kaluar, norvegjezi ishte golashënuesi më i mirë në kampionatet kryesore të Europës duke realizuar 56 gola dhe duke udhëhequr Cityn në tripletën e famshme të titujve.
Lexo edhe:
- Messi, Ronaldo, Platini… kush janë fituesit e mëdhenj të “Topit të Artë”?
- “Bellingham shënon 25 gola, por unë pres edhe nga të tjerët”, Ancelotti: Na ka lënë pa fjalë
- “Nuk ka kapacitet për të qenë kapiten i United”, Bruno Fernades sulmohet nga një ish-“Djall i kuq”
- Mourinho: Humbja ndaj Inter ishte një dhuratë nga Serie A, Maresca nuk tregoi respekt për lojtarët e mi
Rivali më i madh i Haaland ishte Mbappe, por francezi mbeti vetëm një gol më pas duke e mbyllur sezonin e kaluar me 55 realizime.
The post Një gol më shumë se Mbappe, Haaland fiton çmimin “Gerd Muller” appeared first on SuperSport.