Connect with us

Lajme

Netanyahu paralajmëron Iranin dhe Hezbollahun: Mos bëni të njëjtat gabime, çmimi që do të paguani do të jetë shumë më i lartë

Publikuar

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin dhe Hezbollahun e Libanit që të mos “testojnë vullnetin e Izraelit”. “Mos bëni të njëjtat gabime, thjesht për arsye se çmimi që do…

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin dhe Hezbollahun e Libanit që të mos “testojnë vullnetin e Izraelit”.

“Mos bëni të njëjtat gabime, thjesht për arsye se çmimi që do të paguani këtë herë do të jetë shumë më i lartë”, tha ai në një fjalim në Knesset, shkruan Al Jazeera.

Pasi sirenat u dëgjuan në Jerusalem më herët, krahu i armatosur i Hamasit thotë se hodhi raketa drejt Jerusalemit dhe Tel Avivit.

Në një deklaratë, Brigadat Qassam deklaruan se sulmi ishte në përgjigje të forcave izraelite që “shënjestronin civilët”.

NA NDIQ NË FACEBOOK