Connect with us

Lajme

Musliu: Kurti s’ka guxim të njoftojë opinionin se Kosova ka humbur 300 milionë nga sanksionet

Publikuar

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu vlerëson se kryeministri Albin Kurti po e manipulon opinionin publik përmes “populizmit ekstrem”. “Arma e Albin Kurtit për të manipuluar opinionin publik nuk është as…

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu vlerëson se kryeministri Albin Kurti po e manipulon opinionin publik përmes “populizmit ekstrem”.

“Arma e Albin Kurtit për të manipuluar opinionin publik nuk është as nacionalizmi dhe as patriotizmi. Të mos flasim fare për profesionalizëm, sepse profesionalizmi dhe Albini janë dy botë të kundërta. Arma e tij e vetme dhe e shëmtuar është populizmi ekstrem. Por kjo armë e shëmtuar dhe e dëmshme me të cilën ai demonizoi kundërshtarët politikë dhe shkatërroi shpresat e shumë qytetarëve të Kosovës ka filluar të ndryshket”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ajo tutje ka thënë se Kosova ka humbur miliona euro nga sanksionet perëndimore teksa për këtë shton se kryeministri Kurti nuk ka guxim ta informojë publikun.

“Së fundi, ai ironizoi shtypjen e opozitës, por nuk pati guximin ta çonte vendin në zgjedhje. Albini po bojkoton opozitën dhe po përpiqet të demonizojë opozitën për dëmtim të buxhetit, për mos votim të marrëveshjeve ndërkombëtare, por nuk ka guxim të informojë opinionin se nga sanksionet që ka pësuar kjo Kosovë, ka humbur rreth 300 milionë euro si pasojë e paaftësisë së qeverisë së saj. Albini nuk pati guximin të prononcohej para opinionit as për humbjen e investimit mbi 1 miliard euro të Countur Global dhe dëmin prej 20 milionë eurosh para gjykatës së arbitrazhit si pasojë e paaftësisë së tij politike”, ka shkruar Musliu.

Maqedoni19 minutes ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri49 minutes ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota1 hour ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota1 hour ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni2 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri3 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme3 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi4 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme4 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni5 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme5 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri5 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

NA NDIQ NË FACEBOOK