Connect with us

Lajme

Maska: Pritet të arrestohet Ilir Meta dhe dy njerëz të besuar të tij

Publikuar

më

Mbrëmjen e sotme prokuroria e Posaccme (SPAK) është vënë në lëvizje, ndërsa mësohet se po kërkohet arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë Ilir meta dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, raporton Maska.al

Burime për Maska.al bëjnë me dije se mbrëmjen e sotme është kërkuar fletëarresti në GJKKO për Ilir Metën dhe Elona Gurin, ndërsa është dërguar një shkresë ku kërkohet autorizim për arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Petrit Vasili.

Të njëjtat burime konfirmojnë se arrestimi i Metës dhe Gurit kërkohet për aferën CEZ/DIA. Burimet theksojnë gjithashtu se arsyeja pse është thirrur sot në zyrën e SPAK Dorjan Duçka (Djali i hallës së Ilir Metës) është pikërisht për dosjen CEZ/DIA.

Sipas të njëjtave burime dyshohet se Duçka ka ngritur një kompani guackë për pastrimin e parave të Ilir Metës, ndërkohë Guri dushohet si personi që ka lëvizur disa herë shuma të mëdha parash. Ndërkohë Kryemadhi dhe Vasili akuzohen për rublat ruse.

NA NDIQ NË FACEBOOK