Connect with us

Maqedoni

Maqedonia do të dërgojë ushtarë shtesë në Kosovë! Pendarovski do ta thërrasë Këshillin e Sigurisë në dhjetë ditët e ardhshme

Publikuar

më

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në dhjetë ditët e ardhshme do ta thërrasë Këshillin e Sigurisë. Në kabinetin e tij tashmë po punojnë për përgatitjen e pikave që do të shqyrtohen. Pika e parë do të jetë situata në veri të Kosovës, gjegjësisht shqyrtimi i vendimit për dërgimin e ushtarëve shtesë në ARM-së në kuadër të kontingjentit paqeruajtës që tashmë është pozicionuar në Kosovë. Ky vendim rishikohet me kërkesë të NATO-s.

“Deri më tani në Kosovë kishte rreth 4500 ushtarë, duhet të jenë rreth 5000, secili shtet po e forcon kontingjentin e tij sipas kapaciteteve të tij. Nuk është sekret, ne kemi 64 ushtarë atje për momentin, duam të sjellim edhe 25-26 veta, në një nga ata sektorë, i quajnë zonat e përgjegjësisë në Kosovë. Pra, Kosova do të jetë në rend dite, Ukraina do të jetë në rend dite dhe rasti i fundit. Dikush po thotë, është larg nesh, por fatkeqësisht, që nga lufta në Siri, ne kemi njerëz që janë mercenarë që luftojnë në njërën anë ose në tjetrën, por ata janë qytetarë tanë dhe duhet të shohim se çfarë do të ndodhë me ta kur nesër, pasnesër do të kthehen në vend”, tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

A ka mundësi reale që kriza në Lindjen e Mesme të përhapet dhe me këtë të mos anashkalohet vendi ynë. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, thotë se pushtimi rus në Ukrainë, në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e paqëndrueshëm diktojnë që situata të monitorohet vazhdimisht.

“Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencia e Inteligjencës së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme janë në komunikim të vazhdueshëm me synimin për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin e qytetarëve tanë dhe të shtetit, por edhe për të ndikuar në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Për dallim prej tij, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, dje nga Ohri tha se aktualisht nuk ka kërcënime për sigurinë e shtetit dhe të qytetarëve. Institucionet, shërbimet, komuniteti i sigurisë dhe shërbimet e inteligjencës po ndjekin me vigjilencë zhvillimet në Izrael dhe Ukrainë, duke shkëmbyer informacione si në nivel kombëtar ashtu edhe në kuadër të NATO-s, tha ministrja./TV21

Lajme20 minutes ago

Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

Maqedoni2 hours ago

Tomahawk: Maqedonia e krijuar nga Tito – shtet me identitet gjeografik apo projekt politik për të frenuar shqiptarët dhe bullgarët?

Shqipëri2 hours ago

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Lajme3 hours ago

Vuçiq kundër dorëzimit të Radojiçiqit: Do të nënkuptonte njohje të Kosovës

Maqedoni4 hours ago

Filipçe kërkon dorëheqjen e Sllaveskit dhe hetim për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni

Lajme4 hours ago

Pas BDI-së, edhe ZNAM-i nuk e pranon propozimin e ri për provimin e jurisprudencës

Maqedoni5 hours ago

Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase

Kosovë5 hours ago

Tahiri: Me qeverinë Kurti, Republika e Kosovës duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Shqipëri5 hours ago

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

Lajme5 hours ago

Durmishi: Ekonomia u rrit për 3,8% në vitin 2025, BPV-ja për kokë banori po i afrohet 10 mijë eurove

Kosovë6 hours ago

Kurti për zgjedhjet në Serbi: E dimë kush e humbi pushtetin, por nuk e dimë kush e ka fituar atë

Maqedoni7 hours ago

Alarm në shkollat e Tetovës: 14-vjeçari sulmohet fizikisht nga bashkëmoshatari

NA NDIQ NË FACEBOOK