Connect with us

Lajme

Lushtaku: Pushteti është misionar për shkatërrimin e vlerave kombëtare dhe fetare

Publikuar

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku ka thënë se Qeveria Kurti është misionare për degjenerimin dhe shkatërrimin e vlerave fetare dhe kombëtare. Lushtaku ka kritikuar votimin…

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku ka thënë se Qeveria Kurti është misionare për degjenerimin dhe shkatërrimin e vlerave fetare dhe kombëtare.

Lushtaku ka kritikuar votimin e projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Në seancën e sotme u votua projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, përmes të cilit mundësohet dhe legjitimohet që nënat të lindin fëmijë, e fëmiu të rritet e të mos e di kush është babai i tij”.

Kjo për mendimin tim është në kundërshtim të plotë me ruajtjen e familjes së shëndoshë. Këta pushtetar janë misionar të qëllimit për degjenerim e shkatërrim të vlerave tona fetare dhe kombëtare”, ka thënë Lushtaku në Facebook.

NA NDIQ NË FACEBOOK