Connect with us

Maqedoni

Lëvizja Demokratike: Artan Grubi të jep përgjigje për kaosin në rrugën Shkup-Bllacë!

Publikuar

më

Lëvizja Demokratike reagon për rrugën Shkup-Bllacë, që akoma nuk po i shihet fundi dhe po përballet me kaos.

Ja reagimi i plotë:

Gjatë muajit korrik të këtij viti, Artan Grubi, për shkak të rrëmujës dhe pritjeve të gjatë në tunelin Shkup-Bllacë, i cili ka kohë që i është nënshtruar një sanimi të domosdoshëm, pati premtuar se, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata si shkak i ardhjes së mërgimtarëve dhe lëvizjes së shtuar në të dy anët e kufirit me Kosovën, punët në tunel do të ndërpriten deri në fund të gushtit dhe se sanimi sërish do të nisë më 1 shtator për t’u kthyer në normalitet më 1 tetor. Por, gjithçka e thënë nga Grubi ose është manipulim ose është gënjeshtër dhe kjo tashmë është vërtetuar shumë herë, ndaj dhe të paktë janë ata që i besojnë.

Jemi në mesin e muajit tetor dhe punët fatkeqësisht nuk kanë përfunduar. Në të dy anët e tunelit vazhdon të krijohen kolona të gjata, të cilat me të drejtë shkaktojnë irritim te vozitësit. Janë të shumta ankesat e qytetarëve, sidomos të atyre që këtë rrugë duhet ta marrin për çdo ditë.
Vetëvetiu parashtrohet pyetja, këta që një tunel të vogël nuk munden ta sanojnë për kaq kohë, këto do të realizojnë projekte kapitale?!

Lëvizja Demokratike u bën apel institucioneve përkatëse që t’i përshpejtojnë punët për t’i dhënë fund odisejadës së këtij sanimi të stërzgjatur ose le të tregojnë saktë se kur do të merr fund maltretimi i panevojshëm i qytetarëve të pafajshëm, me të cilët pa fijen e turpit tallet Grubi duke dhënë “premtime” të ambalazhuara me gënjeshtra.

Në fakt, në anët e kësaj rruge që çon në drejtim të kufirit me Kosovën, kanë “shpërthyer” disa kazino dhe disa hotele – vila të çuditshme, të cilat janë të mbushura me “klientë”. Këto kazino dhe hotele-vila të çuditshme, fatkeqësisht në masë të madhe kanë zbehur imazhin e zonës industriale të Vizbegut, e ngritur kryesisht nga biznesmenët shqiptarë. Për këtë të keqe, çuditërisht, hesht Grubi, përfaqësuesi më i zëshëm i BDI-së…”, thekson LD.(INA)

Maqedoni20 minutes ago

Përplasje e rëndë pranë Spitalit të Qytetit, dërguesi i “Wolt”-it në gjendje të rëndë

Shqipëri45 minutes ago

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Kosovë2 hours ago

Avokati i Liridona Ademajt: Murselit dhe Plavës do t’u konfirmohet burgimi i përjetshëm, Kokalla u privilegjua deri në fund të procesit

Lajme2 hours ago

Nepotizmi në doganë”, Dauti: Ka qenë dukuri në kohën e BDI-së, tani janë raste të izoluara

Maqedoni3 hours ago

Agim Shemshiu emërohet anëtar i Komisionit të Arbitrave të Federatës Evropiane të Shahut

Shqipëri4 hours ago

Krujë/ Zjarr në një kasolle ushqimore për kafshë, digjen edhe disa bagëti, dëme të shumta (VIDEO)

Lajme5 hours ago

Dëshmia për Lotarinë: Bajrami e quante Artan Grubin “shef”

Kosovë5 hours ago

Deputeti i LVV’së: Shpresoj e besoj që Përparim Rama të përfundojë në burg sa më parë

Maqedoni6 hours ago

Durmishi nga Prishtina me mesazh të fuqishëm: Gratë në timonin e ekonomisë, paralajmëron aleancë rajonale që synon të ndryshojë rregullat e lojës!

Lajme6 hours ago

Murtezani rikthen në vëmendje zgjedhjet e vitit 2019: BDI mbështeti Pendarovskin, edhe pse në garë ishte Blerim Reka

Shqipëri6 hours ago

Tryeza Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, ministrja Spahiu: Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve kërkon përgjegjësi të përbashkët, ngjarjet e fundit…

Lajme6 hours ago

Albi Qamili: Propaganda e viktimizimit nuk kalon, nuk mbulohet krimi me defokus

NA NDIQ NË FACEBOOK