Connect with us

Lajme

Lekaj: Bojkoti i shumicës së deputetëve po shemb gurthemelin e shtetit demokratik

Publikuar

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka deklaruar se janë të shqetësuar me bojkotimin e mazhorancës ndaj kërkesave të opozitës. Lekaj thotë se bojkoti i shumicës së…

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka deklaruar se janë të shqetësuar me bojkotimin e mazhorancës ndaj kërkesave të opozitës.

Lekaj thotë se bojkoti i shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës po shemb gurthemelin e shtetit demokratik.

“Është shqetësimi i ynë si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës dhe qëndrimi i mazharancës për të bojkotuar të gjithë kërkesat e opozitës e në veçanti të subjektit tonë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në praktikat parlamentare nuk ka ndodhur që mazhoranca të bojkotojë seancat parlamentare sidomos edhe komisionet”, u shpreh Lekaj.

“Po na marrin të drejtën e vetme demokratike, që me pyetje parlamentare dhe formimin e komisionit hetimor në komisionet e përhershme të Parlamentit të Kosovës, që të shfaqim kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

“Mazhoranca duhet të jetë konstruktive, dhe jo të na bojkotojë, me bojkotin e tyre po e shemb gurthemelin e shtetit demokratik. Kërkojmë një zgjidhje”, u shpreh tutje Lekaj

NA NDIQ NË FACEBOOK