Connect with us

Maqedoni

LD: BDI-ja shpëtimin e sheh te Nikolla Gruevski! (Video)

Publikuar

më

Lëvizja Demoraktike ka akuzuar sot BDI-në se po mundohet ta shpëtojë nga vuatja e dënimit ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, i dënuar nga gjykatat e vendit për disa vepra penale. Fari Hiseni nga LD-ja tha se zv.kryeministri i parë Artan Grubi, është përfshirë personalisht në lobim dhe presion për rikthimin e faljeve që i kishte bërë ish-presidenti Gjorge Ivanovi.

“”BDI e di se do t’i humbë zgjedhjet.

BDI e di që do të shkojë në opozitë.

Shpëtimin e tyre të fundit e kërkojnë te miku dhe bashkëpunëtori i vjetër.

BDI-ja e shpalli Nikolla Gruevskin si thesar kombëtar të shqiptarëve, por që në fakt është gomë për të shpëtuar disa njerëz nga BDI.

Ata që e mbrojtën, i dhanë mundësi të arratisej, ruanin pronën e tij, shpresojnë në të njëjtin shërbim nga Gruevski për ta.

Njeriu që ishte arsyeja pse Maqedonia e Veriut u izolua për dhjetë vjet,

Njeriu që ishte arsyeja pse shumë shqiptarë u dënuan, u persekutuan dhe ju bënë padrejtësi,

Njeriu të cilin BDI e sulmoi si arsye për mos anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE, sot pikërisht ai njeri është shpresa e fundit për shpëtimin e BDI-së.

BDI nuk ka shpresë që Gruevski mund të sigurojë deputetë që do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.

BDI shpëtimin e sheh në përsëritjen e episodave të njëjta. Pra, ashtu siç nuk u ndëshkua Gruevskin mos të ndëshkohet edhe kriminaliteti i disa personave të BDI-së.

BDI-ja e di se do të shkojë në opozitë andaj e do Gruevskin në pushtet.

Gruevski u ka borxh atyre.

Kështu mendojnë se shqiptarët do të duhet të harrojnë gjithë dëmin, gjithë korrupsionin, të gjithë fëmijët e ikur nga shteti.

Ndryshimet në Kodin Penal ishin fillimi, kështu që tani po vazhdojnë me iniciativë para Gjykatës Supreme që kërkon kthimin e abolimeve të Gjorge Ivanovit.

Mediat raportojnë se Artan Grubi është përfshirë personalisht në lobim dhe presion për rikthimin e faljeve.

Ne e dënojmë ashpër këtë sjellje të qeverisë.

Ne duam drejtësi.

Ata duan të ketë PAZAR dhe TREGTI me drejtësinë.

Sot për Gruevskin, nesër për veten e tyre.

Ne jemi kundër, por edhe të gjithë shqiptarët janë kundër kësaj politike të BDI-së”, tha Fari Hiseni nga Lëvizja Demokratike.

Dënimi do të vijë shumë shpejt.

I bëjmë thirrje gjykatësve të Gjykatës Supreme që të mos bien në këtë grackë dhe presion të BDI-së.

Lajme11 minutes ago

“Ti m’ke thonë ka me t’bo masazh”- ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës!

Maqedoni1 hour ago

Ia thyen dhëmbët 13-vjeçarit në një sulm brutal në Shkup – 5 të mitur përballen me kallëzim penal!

Shqipëri2 hours ago

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Lajme3 hours ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

Maqedoni4 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri4 hours ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme4 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Lajme5 hours ago

M’ke thonë ka me t’bo masazh’” – ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës

Lajme5 hours ago

Valmir Aziri godet BDI-në: Po merremi me statuse, ndërsa VLEN po punon në terren!

Lajme5 hours ago

Kasami: Kemi komunikim të shkëlqyer me Izet Mexhitin, debatet brenda VLEN-it janë për përfaqësim dinjitoz

Lajme5 hours ago

Kasami për Badenterin: Levica bashkon votat me BDI-në kundër ligjeve në interes për shqiptarët

Maqedoni6 hours ago

Taravari godet VLEN-in për Alta Bankën: “Ishit në Qeveri kur hyri banka, tani bëni sikur nuk mbani mend!”

NA NDIQ NË FACEBOOK