Connect with us

Bota

LAJMI I FUNDIT/ Gazetari i Al Jazeera: Bombardimet e intensifikuara tregojnë se Izraeli po përgatitet për diçka ‘më të madhe’

Publikuar

Shpërthimet e shkaktuara nga sulmet ajrore izraelite në Rripin verior të Gazës [Abed Khaled/AP Photo]

Gazetari Safwat al-Kahlout i Al Jazeera, duke raportuar nga Gaza, tha se intensiteti i sulmeve ajrore izraelite në dy orët e fundit, së bashku me kolapsin në komunikim, është një tregues se diçka “më e madhe” do të ndodhë në Gaza.

Ndërsa sulmet ajrore vazhdojnë të godasin zonat në Jabaliya dhe Beit Lahiya të Gazës veriore, ato kanë synuar gjithashtu edhe anën lindore të qytetit të Gazës.

“Ky është një tregues, nga përvoja jonë e mëparshme … ose ata po përgatiten për diçka më të madhe – mund të jetë një operacion tokësor – ose se negociatat e vazhdueshme për të shkëmbyer të burgosurit do të arrijnë diçka“, tha gazetari, përcjell Al Jazeera.

Njerëzit aktualisht nuk janë në gjendje të kontaktojnë njëri-tjetrin “për t’u siguruar që ata janë ende gjallë”, tha al-Kahlout. “Kjo është gjuha [lloji] që njerëzit përdorin – a jeni ende gjallë?”./ZYRTARE.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK