SKENA
Kylie Jenner mbështet Izraelin, ndjekësit e ndëshkojnë

Influencerja e njohur Kylie Jenner u shpreh publikisht se në luftën që po zhvillohet së fundmi, ajo mbështet Izraelin. Jenner ka postuar në Instagramin e saj mesazhin mbështetës ndaj Izraelit ku thuhet: “Sot e përgjithmonë, ne jemi me izraelitët”.
Por kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga ndjekësit e saj, që vendosën t’i bëjnë masivisht ‘unfollow’. Si rrjedhojë influencerja përfundoi duke humbur qindra mijëra ndjekës në rrjetin social.
Shumë ndjekës shprehen se qëndrimi i Jenner është thjesht një strategji për të tërhequr vëmendjen nga ana e saj.





















