Connect with us

Lajme

Ky shtet dërgon edhe 130 ushtarë shtesë në Kosovë

Publikuar

Ministria rumune e Mbrojtjes ka njoftuar se KFOR-it i janë shtuar edhe 130 ushtarë rumunë. “Ushtria rumune ka përfunduar shtimin e kontingjentit pjesëmarrës në misionin e NATO-s në Kosovë, me…

Ministria rumune e Mbrojtjes ka njoftuar se KFOR-it i janë shtuar edhe 130 ushtarë rumunë.

“Ushtria rumune ka përfunduar shtimin e kontingjentit pjesëmarrës në misionin e NATO-s në Kosovë, me gjithsej 130 ushtarë”, thuhet në njoftimin e ministrisë rumune të Mbrojtjes.

Në njoftim tregohet se si është marrë vendimi për shtimin e forcave.

“Vendimi për shtimin e forcave rumune është marrë si rezultat i autorizimit nga Këshilli i Atlantikut të Veriut për plotësimin e forcave për menaxhimin e situatës aktuale në Ballkanin Perëndimor”, thuhet tutje në njoftim.

Rumania ka supozuar, se si një aleat i NATO-s dhe vend anëtar i Bashkimit Evropian, do të kontribuojë me forcat dhe mjetet ushtarake që ka në dispozicion për të ruajtur një mjedis të qëndrueshëm sigurie në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Rumania aktualisht ka të angazhuar 250 ushtarë në Bosnje dhe me kontingjentin që është dërguar sot në Kosovë, numri i ushtarëve të saj në KFOR shkon në 210.

NA NDIQ NË FACEBOOK