Connect with us

Lajme

“Kurti e pranoi pakon e plotë të Brukselit, fatkeqësisht Serbia refuzoi” – thotë ambasadori Bajrami

Publikuar

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka komentuar zhvillimet e sotme në Bruksel. Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar pakon e plotë të evropianëve. Përmes…

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka komentuar zhvillimet e sotme në Bruksel. Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar pakon e plotë të evropianëve.

Përmes shkrimit në rrjetin social “X”, Bajrami tha se ka qenë Serbia ajo që e ka refuzuar marrëveshjen.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot pranoi pakon e plotë të Brukselit, të propozuar nga të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së, propozoi nënshkrimin e menjëhershëm, si dëshmi përfundimtare do të ketë respektim dhe zbatim të plotë të të gjitha pjesëve të marrëveshjeve, të mëparshme dhe të reja. Fatkeqësisht, Serbia refuzoi”, shkroi ai përcjell Insajderi.

NA NDIQ NË FACEBOOK